Ekonomi

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit rritet lehtshëm nën mesataren e BE-së

Sipas Instat, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit u rrit me 1.4% gjatë  muajit mars në raport vjetor.

Rritja më e madhe e çmimeve prej 2,3 % vërehet në grupin “Transporti”, pasuar nga grupet “Komunikimi” me 2,1 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,0 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,8 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 1,5 %, “Shëndeti” 1,4 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,8 % dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,6 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0,1 %.

Në muajin Mars 2021, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,8 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,1 %, pasuar nga grupet “Komunikimi” me 1,3 %, “Veshje dhe këpucë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,2 % secili, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,1 %.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” u ulën me 0,6 %, pasuar nga “Argëtim dhe kulturë” me 0,3 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2 % dhe “Shëndeti” me 0,1 %.

Gjatë muajit mars rritja e IHÇK-së ishte nën mesataren e Bashkimit Europian ku Shqipëria rënditej e 12. Vitin e kaluar në të njëjtën periudhë, Shqipëria ishte në 5 vendet e para për shtrenjtimin e mallrave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë