Futboll

Incidenti me tifozin 14-vjeçar, ‘Save the Children’ shkarkon direkt Ronaldon

Ndjesa publike pasi i theu telefonin tifozt 14-vjeçar nuk ka mjaftuar për yllin portugez të Mançester Junajtid. Ai ishte ambasador i shoqatës bamirëse që prej vitit 2012.

“Save the Children” i ka hequr Kristiano Ronaldos të drejtën për të qenë ambasador i saj pas episodit të shtunës që kaloi me tifozin e vogël, ku futbollisti u bë protagonist negativ. Nervozizmin pas humbjes sulmuesi i Mançesterit e shkarkoi te ky tifoz, duke i thyer telefonin.

Momenti i incidentit me djaloshin 14-vjeçar. Gazeta Si, 12 prill 2022

Ronaldo e goditi në dorë djaloshin në “Goodison Park”, të cilit i ra telefoni nga dora dhe portugezi ia shkeli. Sipas dëshmisë të së ëmës, djali u shokua dhe shpërtheu në të qara. “Save the Children”, që lufton për të mbrojtur fëmijët kudo në botë, në mënyrë që ata të ndihen të sigurt, e konsideroi ngjarjen në fjalë kundër gjithçkaje që kjo shoqatë përfaqëson.

CR7 kërkoi menjëherë ndjesë për veprimin e tij, por nuk ka mundur t’u shpëtojë pasojave. Për atë episod është hapur edhe një hetim nga policia dhe lojtari rrezikon të ndëshkohet edhe nga Premier Liga. Ronaldo ishte ambasador i “Save the Children” prej 10 vitesh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë