Politike

Inceneratori i Elbasanit/ Berisha publikon dokumentet e firmës së Damian Gjiknurit dhe Niko Peleshit

Damian Gjiknuri i dha përgjigjet e tij në një konferencë për shtyp për inceneratorët ku tha se kishte edhe dokumentet.

Ndër të tjerra Gjiknuri tha se kishte zbatuar vendimet e qeverisë dhe se vetë ai nuk ishte nismëtari i djegësave.

Ai nuk nxori letra edhe pse tha se kishte ardhur me dosje në konferencën për mediat, por Sali Berisha po.

Pas daljes së Gjiknurit, Berisha bëri publike një dokument me firmën e Gjiknurit për ndërtimin e impiantit të Elbasanit, por në fakt referuar një tjetër vendimi më të hershëm të qeverisë që autorizonte zbatimin e rregullave dhe procedurave të ndërtimit të kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë elektrike.

Dokumenti me firmën e Damian Gjiknurit për impiantin e Elbasanit

Berisha bëri gjithashtu publike një tjetër dokument për të cilën foli ditët më herët kur tha se Rama do të bëjë “kurban” Niko Peleshin për inceneratorët.

Firma e Niko Peleshit për ndërtimin e impiantit të Elbasanit

Në dokument shihet firma e Niko Pleshit si zv-kryeminister (me porosi të Edi Ramës) për dhënien e miratimit dhe sigurimit të financimit të nevojshëm të kontratës së koncesionit për ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane për Elbasanin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë