Politike

Inceneratorët, Berisha: Rama mund të jetë takuar me prokurorët, Veliaj tha se ndërpriste pagesat por u tërhoq

Edhe pse tha se nuk kishte video apo foto, Sali Berisha deklaroi për mediat se kishte informacione që kryeministri Edi Rama është takuar me prokurorët për cështjen e inceneratorëve.

“...Unë dua të informoj qytetaret se: Erion Veliaj, 15 dite para zgjedhjeve ka deklaruar se pas zgjedhjeve unë do ndërpres pagesat per inceneratorin.

Por ai këtë nuk e bëri sepse duket fshehtas arriti marrëveshjen që ato të mund të vazhdojnë.

Së dyti, këto kohet e fundit ka pasur presione të papranueshme dhe takime shumë të dyshimta dhe të papranueshme midis prokurorisë dhe personave që janë pronar de fakto të djegësave ndër të cilët mundet dhe vetë Edi Rama.

Duke përfunduar më duhet të them se shpallja e Zotos dhe Mërtirit si pronarë de fakto dhe akuza për Arben Ahmetajn për firmën në vendimin e qeverisë për të dhënë bonusin prej tetë pikesh ngjet me një përpjekje të qartë për të shmangur ngritjen e akuzës për organizatë kriminale për vjedhjen e shekullit dhe për të përjashtuar nga hetimi përgjegjësit dhe pronaret e vërtetë kryesorë të djegësit të Tiranës”, tha Berisha. Ai foli gjatë për këtë cështje në takimin me mediat, ndërsa komentoi edhe një zhvillim tjetër në PD ai i zgjedhjes së Lulzim Bashës kryetar.

“Ne nuk krijojmë, nuk na e ndryshon kush emrin ne.

Ne jemi PD.

Ne e nisëm betejën tonë kundër regjimit. Sot është një mbledhje shumë e rëndësishme.

Askush nuk mund t’u tjetërsojë demokratëve identitetin.

Do jetë një përballje me Edi Ramën me të gjitha potencialet që ka kjo parti”, tha Berisha pak orë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë