Shkencë

Implanti që do të lexojë mendjen e njerëzve

Shkencëtarët kanë krijuar një implant që mund të lexoj në mendimet e njerëzve dhe t’i transmetojë ato te të tjerët. Ekipi i studiuesve në Universitetin e Kalifornisë shpjegoi se teknologjia është e rëndësishme për shumë persona, të cilët humbasin aftësinë e komunikimit.
Ata shtojnë se gjetjet e tyre, të cilat u publikuan në revistën “Nature”, mund të ndihmojnë shumë njerëz, pasi janë bindëse dhe japin shpresë për zgjidhjen e shumë problemeve.

Teknologjia e leximit të medies punon në dy faza. Fillimisht një elektrodë futet në tru nga mjekët për të marrë sinjale që venë në lëvizje buzët, gjuhën, zërin dhe nofullën, më pas veprimtaria e saj e fuqishme përdoret për të stimuluar lëvizjen e gojës dhe të fytit që formojnë tinguj të ndryshëm.
Edward Chang, njëri prej studiuesve, u shpreh se ky studim tregon se mund të gjenerohen të gjitha fjalitë që mund të mendojë një individ.
“Kjo është një provë shumë e rëndësishme, e cila me teknologjinë që është gjatë gjithë kohës në zhvillim, mund të jemi në gjendje të ndërtojmë një pajisje të qëndrueshme në kushte klinike për pacientët që humbasin aftësinë e komunikimit,” shprehet ai.

Sipas studiuesve, kjo teknologji nuk është e përsosur, por është funksionale. Edhe pse fjalët që transmetohen nuk janë shumë të qarta, sistemi do të jetë gjithë kohës në zhvillim. Në eksperimentin e kryer nga hulumtuesit, tek pesë pacientë që kishin humbur aftësinë e komunikimit, në një prej qendrave spitalore të Kalifornisë, ata ishin në gjendje të dëgjonin saktë rreth 70 përqind të mendimeve të pacientëve.
Shumë sëmundje mund të ndikojnë në humbjen e aftësisë për të komunikuar si sëmundja motorike e neuroneve, dëmtimet në tru, kanceri i fytit, Parkinsoni dhe skleroza. Sipas eksperteve, pajisja nuk mund të jetë një zgjidhje për të gjithë ata që kanë humbur aftësinë e komunikimit, pasi për pacientët që kanë pësuar infarkt në të kaluarën mund të jetë e dëmshme.
Ndër të tjera, Chang shprehet se pajisja mund të përdoret, edhe tek fëmijët me paralizë cerebrale, por duke i mësuar se si ta përdorin pajisjen.
Edhe shkencëtarë të tjerë janë shprehur se kjo teknologji është bindëse dhe se do të funksionojë më së mirë për shumë persona që nuk mund të flasin. Sophie Scott, nga Universiteti i Londrës është shprehur se këto gjetje janë interesante, por nuk duhet të mbeten vetëm tek eksperimentet.
“Nëse është një pajisje e realizuar mirë që u shërben njerëzve, atëherë të arrijë tek njerëzit sa më parë,” është shprehur ajo. /BBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë