Kombetarja

Ilir Shulku optimist: Kemi staf dhe mentalitet të ri, Polonia ka probleme

Gazeta Si – Ilir Shulku, ish-lojtar i Kombtares dhe aktualisht numri 2 i FSHF-së në rolin e sekretarit të përgjithshëm, e sheh me shumë besim sfidën me Poloninë. Nga Varshava ai ka dekleruar se kuqezinjtë mund të përfitojnë nga gjendja jo e mirë e kundërshtarit pas humbjes në Çeki dhe preblemeve të brendshme.

“Atmosfera është pozitive dhe shpresoj ta nisim mbarë. Djemtë kanë besim. Polonia është një kundërshtar i fortë, por duhet të përfitojmë nga luhatja që ata kanë pësuar pas humbjes së parë. Brenda grupit kanë probleme. Si ish-futbollist shoh që në Kombëtare ka një tjetër besim. Shpresoj të mos zhgënjejmë tifozët.

Stafi i ri teknik është në moshë të re, është përshtatur mirë me ekipin. I kanë trajtuar lojtarët si shokë dhe stërvitja ka ndryshuar, kushtet janë më të mira”, - theksoi Shulku.

Kuqezinjte ne seancen e fundit stervitore ne Poloni. Gazeta Si, 27 mars 2023

Më pas ish-mbrojtësi i Partizanit ka bërë edhe një krahasim me ndeshjet e fundit ndaj Polonisë: “Ata kanë minus faktin që vijnë nga një ndeshje jo e mirë, nuk kanë atmosferën e duhur. Kanë pasur edhe konflikte brenda grupit. Ne kemi staf të ri dhe mentalitet të ri, prandaj jemi optimistë.

Shpresoj që adrenalina e tifozëve të ndikojë për mirë dhe jo negativisht te ne. E rëndësishme është të luajmë mirë dhe më pas të shohim edhe për rezultatin. Kjo ndeshje nuk është gjithçka. Sulmi? Në stërvitje kemi parë gola të bukur, shpresoj të mos i kenë konsumuar të gjithë, por të shohim diçka të bukur edhe në ndeshje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë