Politike

Ilir Meta përshëndet protestën nga burgu: Nuk ka forcë në botë të ndalë Uraganin e Lirisë

Gazeta Si - Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia e paraburgimit te “313” lidhur me protestën e sotme të opozitës.

Në postimin e tij në Facebook, që e ka shoqëruar dhe me momente nga protesta, Meta falënderoi pjesëmarrësit në tubim ku tha se shqiptarët u ngritën në këmbë me guxim për të marrë në dorë fatet e Shqipërisë.

“Falënderim dhe mirënjohje të përzemërt për qindra mijëra shqiptarë patriotë në mbarë vendin që u ngritën në këmbë me guxim dhe me ndjenjë të fortë patriotike e kombëtare, në përballje pa kthim me Narkoshtetin për të marrë në dorë fatet e Shqipërisë. Nuk ka forcë në botë të ndalë Uraganin e Lirisë!”, shkruan Ilir Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë