Shendet

Ilaçi që shëron vitiligon mund të miratohet për përdorim dhe në Europë

Një trajtim i ri që mund të rivendosë pigmentin në lëkurë për sëmundjen e quajtur vitiligo po diskutohet se mund të ofrohet së shpejti në Britani, nëse ekspertët do e miratojnë atë.

‘Ruxolitinib’ është një krem që mund të rikthejë ngjyrën natyrale të lëkurës dhe të heqë njollat.

Edhe pse shumë ekspertë thonë se vitiligo duhet të pranohet dhe jo të kurohet.

Ruxolitinib duhet të rekomandohet nga një mjek, sepse trajtimi kërkon monitorim dhe ka efekte anësore.

Kremi mund të ndikojë në sistemin imunitar të trupit, gjë që mund t'i lërë përdoruesit më të ndjeshëm ndaj infeksioneve të tilla si ftohjet, për shembull.

Gjysma e atyre që e përdorën dy herë në ditë përjetuan një përmirësim të dukshëm dhe rreth një në gjashtë pati pothuajse një ripigmentim të plotë brenda tre muajve.

Kremi kushton 2000 dollarë në SHBA, ku tashmë është miratuar prej një viti për përdorim dhe pritet që edhe Europa ta rekomandojë atë për njerëzit e moshës 12 vjeç e lart.

Çfarë është vitiligo dhe çfarë e shkakton atë?

Vitiligo është një gjendje autoimune ku trupi i personit fillon të sulmojë qelizat në lëkurë që prodhojnë pigment mbrojtës. Kjo shkakton njolla të dukshme të zbardhura ose njolla që janë më të ndjeshme ndaj dëmtimit të diellit.

Vitiligo prek të gjitha racat, por është më e dukshme tek njerëzit me ngjyrë.

Ekspertët thonë se të jetosh me vitiligo mund të jetë psikologjikisht shkatërruese, duke shkaktuar ankth, depresion, vetëbesim të ulët dhe madje edhe mendime vetëvrasëse.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë