Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në Thumanë, ndërsa ka nisur punën për shembjen e katër pallateve, të cilat u shkatërruan nga tërmeti i fuqishëm të mëngjesit të 26 nëntorit.
Lajmi bëhet i ditur nga vetë IKMT-ja në rrjetin social “Facebook”.
“Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit pas vlerësimit si të pabanueshëm për shkak të dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit, ka prishur 2 pallate pesëkatësh në Thumanë, ndërkohë që është duke u prishur një i tretë dhe pas tij do të prishet edhe një tjetër”, thuhet në njoftimin e IKMT-së.
Po ashtu grupet e ekspertimit janë duke bërë vlerësimet në terren në këtë zonë, rast pas rasti dhe në momentin e vlerësimit si të pabanueshëm, atëherë IKMT prish objektin.
Një tjetër grup ekspertësh, është duke bërë ekspertizën në Durrës në objektet ku paraqitet rrezikshmëri më e lartë dhe pastaj me radhë sipas të dhënave paraprake.
Deri tani nuk mund të flitet për një shifër të saktë objektesh që duhet të prishen, por numri është i konsiderueshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.