Moti

Ikin ditët me diell të dhjetorit, rikthehen reshjet shiut

Vendi ynë dje është përfshirë nga rryma ajri të ftohta me origjine Verilindore te cilat sollën rënie të konsiderueshme të temperaturave në të gjithë vendin.
-5 grade ishin regjistruar dje vlerat në zonat malore, por edhe ne zonat e ulëta u regjistrua -1 gradë në Tiranë dhe -2 gradë në Gjirokastër. Edhe në ditën e sotme vendi ynë do të mbetet me mot të ftohte ku temperaturat do të zbresin me shumë, parashikohet deri në -7 gradë në zonat malore dhe -3 gradë në zonat e ulëta. Ditën e shtunë i gjithë vendi do të përfshihet nga afrimi gradual i masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin reshje shiu intensive në zonën perëndimore, në zonat malore në verilindje do të ketë reshje bore.

Ditën e diel do të ketë përmirësim të përkohshëm të motit, ndërsa ditën e hënë shtjella polare do t’i afrohet Ballkanit dhe vendit tonë, ku do të ketë reshje shiu dhe stuhi në zonën perëndimore, ndërsa verilindja dhe juglindja do të përfshihet nga reshje bore intensive deri në lartësitë 700- 800 metra mbi nivelin e detit. Gjatë javës reshjet do të ndërpriten, por do të afrohen serish masa ajri shumë të ftoha arktike duke sjellë sërish rënie të temperaturave deri në -8 gradë në mëngjes në zonat malore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë