Futboll

Ikën Napoli, anglezët dominojnë edhe në Europa League

Pas Juventusit edhe Napoli është larguar nga kupat e Europës. Ekipi i Ançelotit është eliminuar nga Europa League, pasi u mposht sërish nga Arsenali në shtëpi, duke marrë kështu një rezultat të përgjithshëm 3-0. Kalimin në gjysmëfinale e ka siguruar edhe Çelsi falë fitores 4-3 me Sllavian e Pragës në shtëpi. Dy ekipeve angleze në fazën e parafundit të Europa League do iu bashkohen edhe Valencia dhe Enitrahti i Frankfurtit.

Ndeshja në “San Paolo” e ndikuar shumë edhe nga rezultati i sfidës së parë pa një Napoli pa grintën e zakonshme dhe gati të dorëzuar para faktit se nuk mund të shkonte më larg në Europa League këtë sezon. Italianët provuan në minutat e para të vënë në presion ekipin londinez, por pa pasur sukses në tentativat e tyre. Gol ii Lakazetë në pjesën e parë mbylli çdo ëndërr të napoletanëve se mund të përmbysnin humbjen e parë dhe në pjesën e dytë thjesht u kujdesën që most ë turpërohen nga Arsenali dhe mos të shpenzonin shumë energji.

Fitore të lehtë, por edhe me spektakël brenda ka arritur Çelsi me çekët e Sllavias së Pragës. Tre golat e shpejtë të Çelsit në 20 minutat e para të ndeshjes, u duk sikur i vunë kapakun çështjes së kualifikimit për në raundin tjetër. Por Sllavia nuk u dorëzua dhe sërish ia doli që të provojë deri në fund shanset e saj. Në fillim ngushtoi rezultatin, madje arrti të shënojë tre gola në “Stamford Bridge”, por për të kaluar më tej, duhet të shënonin edhe dy të tjerë. Çelsi ia doli që të fitojë edhe ndeshjen e dytë dhe në total kalon në gjysmëfinale me rezultatin 5-3.

Përmbysje spektakolare ka qenë edhe ajo e Eintrahtit të Frankfurtit me Benfikën. Pasi u mund 4-2 në ndeshjen e parë në Portugali, ekipi gjerman fitoi në shtëpi 2-0, duke prerë biletën për në fazën tjetër falë golave në fushën kundërshtare.

Më të lehtë e pati Valencia me Vilarealin. Pasi kishte fituar në ndeshjen e parë, të njëjtën gjë Valencia do e bënte edhe në shtëpi me shifrat 2-0, duke sigluar rezultatin total nga të dyja ndeshjet në 3-0. Në gjysmëfinale, Valencia do të ndeshet me Arsenalin ndërsa Çelsi do të përballet me Eintrahtin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë