Gazeta Si – Lacio humbi një shans të mirë për të kosnoliduar pozitat në zonën Champions. Nuk shkoi më shumë se barazimi me Fiorentinën, megjithatë skuadra e Tares dhe Hysajt ka mundësi të mëdha për të luajtur në kompeticionin më të rëndësishëm të klubeve sezonin e ri.

Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, para ndeshjes foli për merkaton, duke qartësuar situatën: “Xakanji? Pritshëmritë ishin të mëdha, por kishte nevojë për kohë. Të kalosh nga Verona në Romë është një hap i madh dhe ai po përmirësohet, po luan shumë mirë.
Merkato? Përderisa është e hapur, gjithçka mund të ndodhë, por për momentin nuk ka asnjë tratativë", - është shprehur Tare. Drejtuesi shqiptar i Lacios beson shumë për një vend në Champions, ndërsa Sarri gjithmonë thotë të kundërtën. Edhe pas barazimit me Fiorentinën trajneri ka pohuar se Lacio nuk është ekip për Champions.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.