Njerez

Idris Elba – Kur egoja të përkëdhelet si burri më seksi i 2018-ës

Sigurisht, aimund të ketë përftuar tanimë titullin e Oficerit të Urdhrit të Ekselencës së Perandorisë Britanike për shërbimet e tij në dramë – por Idris Elba është kurorëzuar tashmë si Burri më Seksi i Gjallë! Që nga roli që idha sukses në Amerikë, si lordi i drogës  Russell “Stringr” Bell –  në serialin e famshëm të rrjetit HBO “The Wire” – tek portretizimi autoritar i Perëndisë Norvegjez dhe rojtarit asgardian Heimdall, në sagën e Marvel-it “Thor”, rrëmbyesi  britanik i zemrave, në moshën 46-vjeçare është shndërruar në një prej yjeve më të mëdhenj dhe më seksi të Hollivudit.

Po ç’i kaloi nëpër mendjen Elba-s kur dëgjoi rreth titullittë tij të fundit?  “Thashë “Hajde tani, nuk ka mundësi, vërtet?, ka rrëfyer aktori për revistën “People”, në artikullin e kopertinës, që pritet të dalë në shtyp të premten, më 9 nëntor. “U pashë në pasqyrë, kontrollova veten. Pastaj thashë “Poooo, dukesh seksi sot.” Por të jemi sinqertë, ishte ndjesi e këndshme. Ishte surprizë e këndshme – një përkëdhelje e egos, me siguri.” Elba është itridhjetetreti burrë seksi i gjallë i vlerësuar nga revista “People”, duke iu bashkuar kështu një liste  burrash të pashëm, duke nisur nga atëherë 29-vjeçariMel Gibson më 1985-ën tek Blake Shelton i vitit të shkuar.

“Më pëlqen të kem vetëbesim, por e di edhe kur ta dorëzoj atë dhe të qëndroj i përulur dhe me këmbë në tokë.”

Tërritej në Londrën Lindore si fëmija i vetëm i dy emigrantëve afrikan, Elba“isha një djalë i mirë, por prindërit e mi ishin goxha të rreptë”, rrëfen aipër “People”. Megjithëse kaqenë atlet gnu shkollën e djemve në Londër, ku luajti fillimisht futboll,basketboll, kriket, hokej dhe ragbi, aktori këmbëngul se ka kaluar fillimishtnjë fazë të çuditshme. “Kam qenë shumë i gjatë dhe thatim”, thotë Elba, që ështënjë metër e nëntëdhjetë centimetra i gjatë. “Dhe emrin e kisha Idrissa Akuna Elba, në rregull? Më vinin në shënjestër  për një farë kohe. Por sapo rrita mustaqe, u bëra djali më i hatashëm i lagjes. Rrita mustaqe, bëra ca muskuj, lajthita.”

Ndjekjae një shkolle djemsh ishte pak “shok kulturor”, pranon aktori. “Kisha shumë maçoizëm,kush është më i madh se tjetri? , kujton Elba. “Kam qenë student i notave C dheB. Nuk mund të rrija ulur në një klasë për shumë gjatë. Mërzitesha.” Metë gjetur famën, mësoi rëndësinë e të qenit origjinal. “Kur takoj dikë, në njëfarë mënyre luaj atë rol që ata duan të shohin tek unë – nëse duan të shohinatë tipin që del në TV”, thotë ai, “dhe ndonjëherë nuk je ai që je në jetën e vërtetë.”

“Të shihja  lindjen e fëmijëve të mi, ka qenë gjëja më e madhe dhe më e mirë e jetës sime”,

Kur nuk është njënga yjet më të shkëlqyeshëm të Hollivudit, Elba mund të jetë duke luajtur si DJ në Ibiza, duke bërë kikboks në Tajlandë, apo duke stiluar linjën e veshjeve të tij, për të mos përmendur planifikimin e dasmës me të fejuarën Sabrina Dhowre, modelja 29-vjeçare, së cilës i propozoi në muajin shkurt. Por të zgjedhësh çastin më të lumtur të jetës së tij është e thjeshtë. “Të shihja  lindjen e fëmijëve të mi, ka qenë gjëja më e madhe dhe më e mirë e jetës sime”, thotë Elba, i cili ka një vajzë 16-vjeçare,Isan dhe një djalë 4-vjeçar, Winston, (të dy nga marrëdhëniet e mëparshme).

“Jam shumë i ngjitur, përqafime të mëdha, puthje, shumë dashur. Jam i sigurt se ime bijë mendon “Në rregull Babi, qetësohu!”.  Im bir është ende në moshën që i pëlqejnë ledhat.” Dhe për të bërë një lidhje, Elba ka mësuar rëndësinë e “kontaktit me sy dhe dhembshurisë. E di, është pak a shumë si të lexosh energjinë e dikujt”, thotë ai. “Më pëlqen të kem vetëbesim, por e di edhe kur ta dorëzoj atë dhe të qëndroj i përulur dhe me këmbë në tokë.”

“U pashë në pasqyrë, kontrollova veten. Pastaj thashë “Poooo, dukesh seksi sot.”

Për momentin, aktori përpiqet të jetojë me sa më pak pendesa të jetë e mundur. “Jeta nuk është për të menduar se çfarë duhet të kishe bërë”, shton Elba, i cili kohët e fundit është në sheshxhirimi e “Hobbs & Shaw”, një spin-off i “Fast & Furious”, me ish-burrin më seksi të gjallë, Dwayne Johnson. “Mendoj se secili duhet të përqafojë filozofinë se e nesërmja nuk na është premtuar, ndaj jeto të sotmen, o burrë! Mund ta bësh,  me gjithë zemër.”

34 vjet, 29 burra …seksi

I pari Burrë më Seksi i Gjallë i shpallur nga People më 1985-ën, ishte   aktori MelGibson.

Më i riu i vlerësuar me këtë titull ka qenë  John F. Kennedy Jr.,  i cili ishte 27 vjeç më 1988-ën.

Më i moshuari është Sean Connery,  të cilit iu dha titulli më 1989-ën, në moshën 59 –vjeçare.

Katër burra e kanë marrë këtë titull nga dy herë: Brad Pitt, Johnny Depp, George Clooney dhe Richard Gere.

Vetëm katër burra,  jo aktorë, e kanë fituar këtë titull: Kennedy, Adam Levine, David Beckham  dhe Blake Shelton

Më 1993-shin, titulli u shkoi dy njerëzve si “Çifti më seksi i gjallë” : Richard Gere  dhe Cindy Crawford.

Nga viti  1997 — kur George Clooney  u shpall Burri më Seksi i Gjallë – numri special i revistës ka dalë në muajin nëntor, me përjashtime në vitin 2002 dhe 2003, kur doli javën e parë të dhjetorit.

Vetëm dy nga Burrat më Seksi të Gjallë kanë vdekur pasi janë shpallur: John F. Kennedy Jr. dhe Patrick Swayze.

1994 është i vetmi vit, qëkur u themelua ky çmim, ku nuk u zgjodh asnjë burrë. Më pas, më 2015-ën, në 30 vjetorin e markës, botuesit e “People”, zgjodhën Keanu Reeves si fituesin e 1994-ës.

Në total 29 burra janë shpallur si Burri më Seksi i Gjallë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë