Ekonomi

Ibrahimaj: Po rishikohet tarifa e pompave të karburanteve dhe kërkesat e Shoqatës së Transportit

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, gjatë konferencës për shtyp, pranoi se kompania koncesionare që bën kontrollin e pompave të karburanteve ka kërkuar rishikim të kësaj tarife, por grupi teknik brenda Ministrisë së Financave,  nuk ka dalë ende me një vendim.

“Kompanitë koncesionare  kanë të drejtë të kërkojnë rishikim të tarifave dhe ato e kanë bërë këtë”, - tha ajo.

Më tej, ministrja tha se po konsiderohen kërkesat e Shoqatës së Transportit të cilët një ditë më parë  thanë së do të ndërpresin shërbimin nëse, qeveria nuk pranon kërkesat e tyre të lidhura me rritjen e çmimeve, sidomos të naftës.

“Sektori i transportit është goditur fort nga pandemia dhe kjo u reflektua nga rritja e çmimeve. Më Shoqatat e Transportit kemi pasur konsultim të brendshëm”, - vijoi ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë