Drejtësia

I ‘shpëtoi’ policisë, GJKKO rikonfirmon ‘arrest me burg’ për juristin e Bashkisë Bulqizë

Gazeta Si - GJKKO ka rikonfirmuar masën e sigurisë të dhënë në mungesë, "arrest me burg" për Leonard Daçin, jurist në Bashkinë e Bulqizës, pjesë e grupit të të zyrtarëve të këtij institucioni që u arrestuan për korrupsion pak ditë më parë.

Daçi së bashku me 12 persona të tjerë, mes tyre kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla, akuzohen për abuzim me tenderin e Ujësjellësit, me vlerë 3.2 dollarë.

Por përveç akuzës së ngritur nga SPAK, Daçi u bë "protagonist", pasi të shtunën, teksa gjykata jepte masat për të arrestuarit, 8 zyrtarë të bashkisë dhe 4 përfaqësues të subjekteve private, u shfaq në gjykatë me avokatin e tij.

Ndonëse autoritetet kishin njoftuar ekzekutimin e urdhërarrestit për Daçin, ai në fakt ishte i lirë dhe u vetëdorëzua pranë autoriteteve.

Ndërkohë, 10 prej të akuzuarve, mes të cilëve dhe kryebashkiaku Alla dhe nënkryetarja Enkeleida Lleshi u lanë në burg, ndërsa për dy përfaqësues të subjekteve private, gjykata caktoi masën “arrest në shtëpi”.

Sipas SPAK, këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke abuzuar me detyrën dhe duke shkelur ligjin, kanë favorizuar dy firma të ndryshme private në fitimin e një tenderi.

Gjatë seancës së zhvilluar me dyer të mbyllura, kryebashkiaku i Bulqizës i hodhi poshtë këto pretendime, duke cilësuar akuzat si politike.

Megjithatë hetimet e SPAK kanë dalë në përfundimin se kryetari i bashkisë ka kryer disa shkelje penale gjatë procedurës së prokurimin publik për ndërtimin e rrjetit të furnizimit me ujë në një lagje të Bulqizës


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë