Ka ndodhur

I shpëtoi atentatit tre muaj më parë, gjendet i pa jetë 46-vjeçari në Kuçovë, shkak dyshohet të jetë mbidoza

Admir Bejo, 46-vjeçari që i shpëtoi atentatit me armë zjarri tre muaj më parë është gjetur sot i vdekur në banesë nga familjarët e tij.

Ai është transportuar në spitalin e Beratit dhe më pas në atë të Traumës në Tiranë. Një ditë më parë policia identifikoi edhe autorin e plagosjes së tij, që rezultoi të ishte fqinji që kishte pasur konflikt me të për shkak të një borxhi të papaguar.

Bejo ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm dhe dyshimet e policisë janë se shkak mund të jetë bërë mbidoza duke qenë se dyshohet se ai kishte konsumuar lëndë narkotike.

Në vitin 2007, ai së bashku me vëllanë Ilija Bejon, kanë tentuar që të vrasin 2 vëllezërit Ardian Kundja dhe Saimir Kundja. Atentati ndaj këtyre të fundit u krye rreth orës 8:00 të mëngjesit, teksa dy vëllezërit ishin duke dalë nga hyrja e pallatit në të cilin jetonin.

Pas të shtënave, dy autorët që menduan se i lanë të vdekur shënjestrat e tyre, u larguan me shpejtësi nga vendngjarja. Pas atentatit policia konfirmoi se një nga pistat e hetimit ishin konfliktet e vjetra për një vajzë nga Kuçova që bashkëjetonte prej me shume se një viti me vëllain e Admir Bejos, Ilia Bejon.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë