Ka ndodhur

Kuçovë, 45-vjeçari gjendet i plagosur me armë zjarri në mes të rrugës

Gazeta Si - Një 45-vjeçar, i identifikuar si Admir Bejo banues në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, është gjetur i plagosur me armë zjarri në mes të rrugës dhe më pas është transportuar nga kalimtarë të rastit për në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Plagosja e 45-vjeçarit Admir Bejo dyshohet se ka lidhje me një tentativë vrasje në vitin 2007.

Bejo nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi në 2007 ai dyshohet se së bashku me vëllanë e tij Ilija Bejon, kanë tentuar që të vrasin 2 vëllezërit Ardian dhe Saimir Kundja.

Ngjarja ndodhi, teksa dy vëllezërit Kundja ishin duke dalë nga hyrja e pallatit në të cilin jetonin. Pas të shtënave, dy autorët që menduan se i lanë të vdekur shënjestrat e tyre, u larguan me shpejtësi nga vendngjarja, por vëllezërit e plagosur u dërguan në spitalin e qytetit dhe mundën të shpëtonin.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë