Futboll

I ranë flokët nga Covid-i, portieri bën tatuazh një luan në kokë

Gazeta Si – Ka debutuar në kombëtaren e Uruguait në moshën 36-vjeçare, më 11 qershor kundër Panamasë në miqësore. Sebastian Sosa u fut në fushë në minutën e 75-të, në vend të Fernando Muslerës. Është grumbulluar sërish tani për ndeshjet ndaj Iranit dhe Kanadasë, ku portieri u shfaq me një tatuazh të madh pas koke, një luan.

Pse? Sosën i ranë gjithë flokët, pasi u prek nga Covid-19 në verën e 2020-ës. Dhe portieri bëri këtë zgjedhje për ta zbutur disi situatën.

Sebastian Sosa kur ishte me flokë. Gazeta Si, 30 shtator 2022

Vetë Sosa ka shpjeguar: “Isha me Covid-19 në korrik të 2020-ës dhe në fund të gushtit flokët e mi nisën të binin papritur. E dija që ishte një pasojë e Covid-it dhe duke qenë se më mbetën pak flokë, vendos ta rruaj kokën.

Vendosa të bëj tatuazh një luan pas kokës, sepse më kanë pëlqyer gjithmonë. Nuk kam ndjerë dhimbje, por u deshën 7 orë që të përfundonte ky tatuazh”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë