Nga Gazeta ‘Si’- Xhaxhai i kandidates për deputete të PD në Fier, Silva Hasaj është shoqëruar në polici.
Gjatë kontrollit fizik ndaj tij dhe kontrollit në automjetin me të cilin ai udhëtonte, u gjet një bllok me shënime në lidhje me procesin zgjedhor.
Sipas informacioneve, në bllok ai ka patur një listë me disa persona që ai ka kontaktuar pas takimeve.
Ai ka dhënë dëshminë për dy orë në komisariat dhe është lënë i lirë më pas.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.