Moti

I ftohti mbërthen Shqipërinë, temperaturat bien ndjeshëm

I ftohi siberian ka mbërthyer Gadishullin e Ballkanit duke diktuar kushtet e motit edhe në territorin Shqiptar. Për pasojë, kthjellime, vranësira të shpeshta si edhe temperatura ekstremisht të ulëta do të jenë dominante në të gjithë vëndin.

Mesdita dhe orët e pasdites sjellin herë pas here zhvillim të vranësirave në dy ekstremet veri-jug duke gjeneruar reshje të izoluara dëbore.

Një tjetër parametër problemtik do të jetë era, e cila do të fryjë e ftohtë nga verilindja duke bërë që i ftohi të ndjehet edhe më shumë. Parashikohet që edhe gjatë natës të mbetemi në të njëtat kushte të ftohta atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme si në vlerat minimale dhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga -7°C më e ulëta deri në 11°C më e larta në rang territori.

Era do të fryjë mesatare dhe e forte me shpejtësi 55 km/h nga drejtim Verilindor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenrohet dallgëzim 4 – 5 ballë


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë