Moti

I ftohti siberian drejt largimit. Temperaturat deri në 14°C

 Nga Gazeta 'Si'-Pritet një tërheqje graduale e masës së ftohtë siberiane duke sjellë ngrohje të lehtë të motit.

Përsa i përket kushteve atmosferike; orët e paradites do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare, por pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira më të shpeshta në territor ku më të përqendruara do të jenë në zonat Veriore dhe pjesërisht në qendër të territorit.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në orët e mëngjesit, por rriten ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 14°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det duke arritur shpejtësinë maksimale 50 km/h nga drejtimi Verilindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë