Moti

I ftohti do të na shoqërojë deri të shtunën

Ditën e sotme ( e enjte) dhe nesër ( e premte) vendi ynë do të jetë në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme të ftohta veriore.

Zona perëndimore do të jetë me reshje shiu dhe shkarkesa elektrike, ndërsa në zonat malore do të ketë reshje bore. Reshjet e borës do të zbresin në lartësitë 600 m në nivelin e detit. Temperaturat do të zbresin në zonat malore 1/5 gradë celsius, në zonën e ulët 7/13 gradë celsius dhe në bregdet 8/14 gradë celsius.

Ditën e shtunë moti do të kthjellohet përkohësisht. Java e parë e pranverës do të jetë e paqëndrueshme me reshje shiu dhe temperatura në normen e muajit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë