Gazeta Si – Një 60-vjeçar, Fredi Arshi alias Alfred Arshiaj, është arrestuar në Vlorë, pasi rezulton i dënuar nga autoritetet italiane me 11 vjet e 6 muaj burgi si pjesëtari i një grupi kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve.
“I dënuar nga autoritetet italiane me 11 vjet e 6 muaj burgim, arrestohet për t’u ekstraduar në Itali, pjesëtari i një grupi kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve. Si rezultat i aksioneve intensive të Policisë, të kryera me qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera ndërmjet zyrave homologe të Interpolit, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Epilogo”, – njofton policia.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.