Kombetarja

Hysaj: I njohim sulmuesit turq, Strakosha gaboi

Në krah të trajnerit të ekipit kombëtar në konferencën e fundit para ndeshjes me Turqinë ishte kapiteni, Elseid Hysaj. Në fjalën e tij para gazetarëve, mbrojtësi shkodran u shpreh mjaft i emocionuar që do të luaj në stadiumin e qytetit të tij. Hysaj tha se ai bashkë me shokët e repartit të mbrojtjes i njohin mirë sulmuesit e Turqisë, pasi janë përballur me ta edhe në kampionatet ku luajnë dhe i kanë marrë masat për t’i frenuar.

“Unë mendoj se sulmuesit e Turqisë i kemi takuar dhe njohim goxha mirë por edhe dhe jemi të gjithë mbrojtës që luajmë në Serinë A dhe mendoj se mund t’i përballojmë sulmuesit si Çalhanoglu apo edhe të tjerë. Unë besoj se edhe grupi aktual që kemi tani është fantastik, pasi kemi kohë që jemi bashkë dhe kemi marrë leksionet për humbjet që kemi bërë dhe besoj se me punën që po bejmë do e arrijmë objektivat që kemi.”
Hysaj ka folur edhe për çështjen e bujshme, Strakosha, duke thënë se portieri gaboi dhe që shpreson që shumë shpejt ta kuptojë gabimin e tij dhe të rikthehet në skuadër sa më i fortë. “Unë jam i lumtur që do luaj në shtëpinë time si kapiten, për Strakoshën nuk vendosim ne. Nëse gabon çdo kush duhet të paguaj për gabimin e tij. Unë nuk mendoj se të heqin kot nga kombëtarja. Unë i kam thënë që të jetë i qetë, ta kuptoj gabimin e tij dhe të rikthehet sa më i fortë në grup, pasi është një lojtar i rëndësishëm për ne.”

Gjithashtu kapiteni kuqezi u shpreh i gatshëm për të luajtur në cilin krah që do ia kërkojë trajneri dhe kudo të ketë nevojë ekipi. “Për rolin që do bëj edhe në të majtën do luaj, pasi kam luajtur edhe me kombëtaren edhe në ekipin tim. Nëse është nevoja do luaj kudo, duke dhënë maksimumin tim.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë