Kombetarja

Hysaj dhe Uzuni besojnë: Jemi ende në garë

Pas trajnerit, para medieve është ndalur kapiteni i ekipit kombëtar në këtë ndeshje, Elseid Hysaj. Mbrojtësi Shkodran tha se pavarësisht kësaj humbje me Turqinë në shtëpi, ekipi ynë ende mbetet në garë në këto eliminatore.

"Jemi akoma në garë. Kemi probleme, por nuk mund të thuhet se nuk luftojmë. Po bënim një ndeshje të mirë deri në momentin që pësuam golin. Duhet të gjejmë një balancë mes sulmit dhe mbrojtjes. Shpresojmë t'i korrigjojmë gabime kundër Andorrës. Goditja e Berishës nga tifozët ishte një gabim, tifozët kërkuan falje. Shpresoj që ekipi të mos penalizohet", ka thënë Hysaj.

Ndërsa një nga lojtarët më të spikatur të kësaj ndeshje, sulmuesi Uzuni tha se gabimet e pjesës së parë ishin shumë penalizues. "Rasti i humbur në pjesën e pare na penalizoi shumë. Mendoj se kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë, pavarësisht se u ndëshkuam nga një gjysmë gabim. Ne nuk jemi Spanja, që të shpërdorojmë aq shumë raste. Në pjesën e dytë u futëm me vrull, por goli i shpejtë i pësuar na demoralizoi. Mbrojtja e tyre ishte në vështirësi, por nuk arritëm të përfitonim".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë