Kombetarja

Hysaj dhe Seferi bashkohen me kuqezinjtë, Silvinjo fillon të praktikojë skemat

Gazeta Si – Me kuqezinjtë janë bashkuar sot edhe dy lojtarë të tjerë, Elseid Hysaj dhe Taulant Seferi. Trajneri Silvinjo thuajse e ka kompletuar grupin për dy ndeshjet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe.

Të vetmet mungesa janë ato të Kristjan Asllanit, i angazhuar me Interin në finalen e Ligës së Kampionëve, dhe Jasir Asanit, që luan në Kore.

Lojtarët që ka në dispozicion stafi teknik janë në gjendje të mirë fizike. Trajneri Silvinjo ka nisur të provojë edhe disa skema të ndryshme në fushë, që mund të përdoren në sfidën e 17 qershorit ndaj Moldavisë. Impenjimi në kampin kuqezi është në nivel maksimal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë