Sociale

Hungaria i jep Shqipërisë 100 mijë maska dhe 5 mijë veshje mbrojtëse

Hungaria ka mbështetur Shqipërinë me 100 mijë maska dhe 5 mijë kostume mbrojtëse mjekësore për të ndihmuar menaxhimin e situatës së shkaktuar nga koronavirusi.

Lajmi u bë i ditur gjatë takimit mes ministrit në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj dhe homologut hungarez Péter Szijjártó.

“Me bashkëpunim të ngushtë e solidaritet të gjerë, kjo luftë do të ketë vetëm një epilog: fitoren tonë përfundimtare mbi COVID-19”, thotë Cakaj.

Takimi u zhvillua në rrethana të jashtëzakonshme për shkak të Covid-19. Deri tani, Shqipëria ka konfirmuar 518 raste me koronavirus, nga të cilët 26 pacientë kanë humbur betejën me sëmundjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë