Lajme

Humb jetën gjatë punës në Itali 26-vjeçarja shqiptare, u godit në kokë nga makineria

Gazeta Si – Mediet italiane kanë raportuar sot për një ngjarje tragjike që ka ndodhur në vendin fqinj, ku ka humbur jetën një 26-vjeçare me origjinë shqiptare. Anila Grishaj është goditur në kokë gjatë punës nga një makineri amballazhi.

Anila Grishaj, e cila ishte edhe nëndrejtoreshë e kompanisë së prodhimit të ushqimeve të ngrira, u dëmtua nga një makinë ambalazhimi që kishte blerë së fundmi.

Nga hetimet paraprake, rezulton se makineria e ka goditur në qafë të renë. Si shkak i dëmtimeve të rënda, ajo ka humbur jetën menjëherë. Hetimet pritet të zbulojnë shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.

Anila jetonte në Treviso me familjen e saj. Ajo përshkruhej nga kolegët e saj si një vajzë e qeshur dhe shumë punëtore.

Mediat italiane ngrenë zërin në lidhje me aksidentet në punë, pasi ky rast është i disati në një kohë të shkurtër me pasoja të rënda.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë