Ushqim

Hulumtimi amerikan: Janë shtuar produktet ushqimore që etiketohen se ndihmojnë sistemin imunitar

Nëse keni parë një mori pakosh ushqimore që premtojnë të ndihmojnë sistemin tuaj imunitar, nuk jeni vetëm. Çdo ushqim tashmë përshkruan se ka përbërës që "ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar dhe rrit funksionet e tij kryesore”.
Në epokën Covid-19, konsumatorët janë të etur për të forcuar sistemin e tyre imunitar dhe kompanitë po mbushin raftet ushqimore me produkte që ndihmojnë në këtë gjë. Tregtarët lançuan 383 produkte ushqimore dhe pije me pretendime që do të ndihmojnë në sistemin imunitar, sipas “Innova Market Insights”, një firmë kërkimore tregu.
"Imuniteti shfaqet pothuajse në çdo bisedë që kam me klientët. Kemi frikë të sëmuremi. Konsumatorët tashmë janë fiksuar të kërkojnë diçka të lirë për forcimin e imunitetit dhe kjo ka bërë më të zgjuar dhe trgëtrët”, thotë Lu Ann Williams, drejtoreshë për Innova.
Në përgjithësi lëndët ushqyese të përshkruara dhe të përdorura për marketing janë ato që rekomandojnë mjekët më së shumti si vitamina C dhe zinku.


Mark Moyad, drejtor i komponentëve alternativë mjekësore në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Miçiganit tha se një pretendim për mbështetjen e imunitetit nuk duhet t'i bindë blerësit për të marrë një produkt që mund të jetë i pashëndetshëm, duke përfshirë ushqimin dhe pijet që janë shumë të përpunuara ose të pasura me sheqer dhe yndyrë.
Hulumtimi i PepsiCo Inc gjithashtu tregoi se 120 produkte të reja në SHBA kanë etiketa që përshkruajnë se produktet kanë vlera ushqyese për fuqizimin e imunitetit.
"Fuqizimi i imunitetit është e popullarizuar tani. Ne përpiqemi të sigurojmë produktet që plotësojnë nevojat e konsumatorëve me përbërës që ofrojnë përfitime shëndetësore të provuara shkencërisht duke lejuar konsumatorin të vendosë se çfarë është më e mira për ta," thotë Emily Silver, nënkryetare e Inovacionit dhe Aftësive për krahun e pijeve të Amerikës së Veriut të kompanisë.
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave në lejon tregtarët e ushqimit të përshkruajnë efektin që ka një përbërës në strukturën ose funksionin e trupit, për sa kohë që është i vërtetë dhe jo çorientues. Produktet ushqimore nuk mund të bëjnë pretendime në lidhje me trajtimin ose kurimin e sëmundjeve.
Paul Evers, bashkëthemelues i Riff LLC një kompani me pije energjike në SHBA, thotë se etiketa ofron informacion të përshtatshëm mbi vitaminën C dhe atribute të tjera shëndetësore.
"Ne nuk donim të ofronim asgjë që ishte çorientuese. Hulumtimi i fundit i kompanisë tregoi se konsumatorët e pijeve energjike vlerësuan "përfitimet funksionale" siç janë përfitimet e energjisë dhe imunitetit, njëjtë siç kishim shkruar në etiketën e produktit që kushton rreth 3 dollarë”, shtoi ai.
Burimi: The Wall Street Journal/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë