Kosova

Hovenier ngre shqetësimin: Duhet dialog, mund të ketë tensione etnike në veri

Gazeta Si - Ambasadori i ShBA-ve në Kosovës, Jeff Hovenier, ka folur me shqetësim në lidhje me tensionet etnike në veri, që mund të vijnë nga rregullorja e BQK-së.

“Ne mendojmë se kjo çështje meriton më shumë konsideratë dhe gjithashtu diskutime në tavolinën e dialogut. Shqetësimet tona janë se mund të ketë tensione etnike“, - u shpreh Hovenier.

“Nuk e di si mund të shmanget frustrimi nga qytetarët prej implementimit të vendimit. Të marrim shembull një pensionist që merr ndihmë financiare. Është i mësuar me këtë sistem. Supozoj se ai ka shkuar në një pikë të caktuar për të marrë ndihmën.

Si do ta marrë këtë përfitim ai? Çka do të ndodhë me të? Ai i moshuar mund të jetë i shokuar për këtë. Mendoj se mund të ketë tensione nga njerëzit që do të ndihen të lënë jashtë ndihmave nga të cilat varen. Askush nuk e do një gjë të tillë”, - shtoi më tej Hovenier.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë