Makina

Honda do të mbyllë fabrikën e saj në Britaninë e Madhe

Honda, kompania e makinave japoneze ka konfirmuar mbylljen e fabrikës së saj Swindon, në Britaninë e Madhe dhe humbjen e 3500 vendeve të punës. Kjo do të jetë një goditje e madhe në industrinë e Britanisë në prag të Brexit. Honda njoftoi se do ta mbyllë fabrikën e vetme që ka në Europë në vitin 2021, kohë e cila përkon edhe me ciklin e prodhimit të modelit aktual. Fabrika Swindon prodhon 150,000 Honda Civics në vit, shumica e tyre për eksport në BE, që arrijnë në rreth një të dhjetën e prodhimit të përgjithshëm të automjeteve në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo punëson 3,500 njerëz dhe gjithashtu mbështet shumë punë në zinxhirin e furnizimit. Greg Clark, sekretari i biznesit në Mbretërinë e Bashkuar, tha se plani i Hondës ishte "një vendim shkatërrues" për Swindon.

"Ky lajm është një goditje veçanërisht e hidhur për mijëra punonjës të përkushtuar që punojnë në fabrikë, familjet e tyre dhe të gjithë ata të punësuar në zinxhirin e furnizimit". Ai tha se masa e Hondës ishte një "vendim komercial i bazuar në ndryshime të pashembullta në tregun global".

Katsushi Inoue, zyrtari kryesor për operacionet rajonale evropiane dhe presidenti i Honda Motor Europe, u shpreh: “Në dritën e ndryshimeve të papara që po prekin industrinë tonë, është jetike që ne të përshpejtojmë strategjinë tonë të elektrifikimit dhe të ristrukturojmë operacionet tona globale në përputhje me rrethanat”

"Si rezultat, ne kemi dashur të marrim këtë vendim të vështirë për të konsultuar forcën tonë të punës mbi mënyrën se si ne mund të përgatisim rrjetin tonë të prodhimit për të ardhmen. Kjo nuk është e lehtë, dhe vërtet na vjen shumë keq se sa shqetësuese do të jetë për punëtorët tonë.” Honda pritet të kthejë prodhimin përsëri në Japoni, pjesërisht për shkak se ajo mund të garantojë eksport pa tarifa në BE.

Kompania tha se do të fillojë të konsultohet me punonjësit e saj këtë javë. Prodhuesit më të mëdhenj të makinave si Jaguar Land Rover, Ford, Toyota, Nissan dhe BMW kanë paralajmëruar për ndikimin e një Brexit pa marrëveshje. Nissan kohët e fundit hoqi dorë nga planet për të ndërtuar SUV-në e saj të ri X-Trail në Sunderland, ndërkohë që Ford do të hapë 1000 vende pune si pjesë e një plani më të gjerë për shkurtimin e kostove evropiane.

Jaguar Land Rover ka përmendur Brexit midis faktorëve në shkurtimin e 4.500 vendeve të punës, ndërsa Toyota dhe BMW kanë thënë se fabrikate prodhimit mund të mbyllen nëse nuk ka një marrëveshje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë