Futboll

Holanda nis marshimin drejt Europianit, Piatek shpëton Poloninë

Kanë startuar mbrëmjen e kësaj të enjte ndeshjet eliminatore të kampionatit europian 2020. Janë evituar surprizat e mëdha në këto sfida, por golat dhe spektakli ka qenë i pranishëm thuajse në të gjitha këto përballje. Në 10 ndeshje të kësaj të enjte kanë mbizotëruar fitoret e ekipeve në shtëpi dhe vetëm Polonia ia ka dalë që të triumfojë në transfertë.

Ajo që vijon shkëlqimin e Ligës së Kombeve ishte sërish Holanda, që e nisi me një fitore bindëse këtë edicion eliminatoresh. 4-0 kanë triumfuar “tulipanët”, përballë Bjellorusisë në Roterdam. Depai, Vinjaldum dhe kapiteni Van Dik kanë vulosur këtë fitore për Holandën, duke konfirmuar edhe njëherë rikthimin e kësaj kombëtare me traditë në futbollin europian, por që për disa vite pësoi një krizë, duke mos shkuar në fazën finale të një europiani dhe botërori.

Me vlera ka qenë edhe fitorja e Polonisë së Levandovskit dhe Piatek përballë Austrisë. Ky i fundit ka konfirmuar edhe me kombëtaren momentin e mirë që po kalon në karrierë. Sulmuesi i Milanit, u fut nga stoli, por ia doli që t’i dhurojë kombëtares së tij fitoren në këtë start të eliminatoreve. Fitore me peshë ka marrë edhe Kazakistani me Skocinë, Belgjika me Rusinë, Maqedonia e Veriut me Letoninë dhe Qipro me San Marinon. E vetmja ndeshje e kësaj mbrëmje që është mbyllur në barazim, ishte ajo mes Izraelit dhe Sllovenisë.

Më poshtë tabela e plotë e ndeshjeve:


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë