Futboll

Holanda e ‘çmendur’ likuidon Anglinë dhe shkon në finalen e Ligës së Kombeve

Holanda është rikthyer dhe tani është gati të fitojë trofeun e parë të rëndësishëm në nivel ndërkombëtar pas më shumë se tre dekada. Kombëtarja tulipane mposhti Anglinë mbrëmjen e së enjtes në një ndeshje spekatolare në shifrat 3-1. Vendimtarë ishin minutat e fundit, ku Holanda u imponua përballë “tre luanvëe” duke shënuar dy herë dhe preu biletën për në finale, aty ku e pret Portugalia e Kristiano Ronaldos.

Holanda ishte ndjeshëm më superiore në pjesën më të madhe të lojës. Por golin e para e gjeti Anglia me anë të Rashford. Skuadra e Sauthgejt në shumë raste po tregohej shumë cinike dhe u duk sikur po ia dilte që t’i merrte maksimumin kësaj ndeshje. Por De Lajt dha sinjalin e parë, duke barazuar gjithçka në minuta e 74'.

Më pas minutat në vazhdim do të flisnin vetëm për Holandën, edhe pse Anglia e gjeti sërish golin, por që iu anulua me VAR. Në shtesë u pa se holandezët kishin më shumë energji në këmbët e tyre. Goli i Promes dhe autogoli i Ualker nxorën jashtë loje Anglinë që tashmë do duhet ta shikojë nga shtëpia finalen me Portugalisë dhe Holandës që vlen në biletë për në finalet e kampionatit europian.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë