Shendet

Sprej hundësh që parandalon Covid-19

Shumë shpresa për një kthim në jetën normale pas pandemisë së COVID-19 lidhen me gjetjen e vaksinës, por përdorimi i injeksioneve ka kufij, pasi është më vështira që të vendosen në zona rurale me të ardhura të ulëta, ku nuk ka asnjë garanci për shpërndarje të lehtë të tyre.
Megjithatë, shkenca mund të ofrojë një alternativë më të arritshme. Studiuesit e Universitetit Columbia kanë zhvilluar një sprej për hundën, që ka parandaluar me sukses infeksionet COVID-19 dhe që është testuar te qelbësit si dhe si një model 3D i mushkërive të njeriut.
Lipopeptidi (d.m.th., një kombinim lipidesh dhe peptidesh) parandalon koronavirusin të shkrihet me membranën e një qelize të synuar, duke bllokuar një proteinë kyçe për të përvetësuar një formë të nevojshme. Spreji duhet të funksionojë menjëherë dhe efekti të zgjasë të paktën 24 orë. Për më tepër ai është gjithashtu i përballueshëm financiarisht, jeton gjatë dhe nuk ka nevojë për t’u vendosur në frigorifer.

Një sprej i tillë është një nga mënyrat e mbrojtjes e arritshme nga masa e njerëzve, megjithatë nevojiten ende prova klinike njerëzore, për të kaluar në prodhim në shkallë të gjerë të tij.
Sipas Universitetit Columbia, shkencëtarët po planifikojnë të “përparojnë me shpejtësi” në testime të mëtejshme.
“Ky veprim mund të sjellë mbrojtje nga infeksioni në shumë pjesë të botës, ku vaksinimet masive ndaj COVID-19 do të ishin të vështira. Ai mund të shërbejë gjithashtu si një “mbrojtje plotësuese” edhe në vendet ku vaksinat janë në dispozicion”, thanë studiuesit kryesorë Anne Moscona dhe Matteo Porotto.

Anne Moscona dhe Matteo Porotto

Njerëzit që nuk mund të marrin vaksina, ose ata për të cilët vaksinat nuk funksionojnë, mund të spërkasin veten çdo ditë me këtë sprej, duke e ditur se kështu do të ishin të sigurt. Kjo, nga ana tjetër, mund të kufizojë më tej përhapjen e virusit dhe të shpejtojë fundin e pandemisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë