Ka ndodhur

Hiqen përkthimet dhe regjistrimet për mjetet që regjistrohen për herë të parë

Duke nisur nga kjo e hënë, 24 janar, do të ketë një procedurë të re për regjistrimin e mjeteve rrugore për herë të parë, e cila do të eliminojë kohë prijteje dhe kosto të tepërta për qytetarët dhe subjektet.

Në një video të postuar në faqen e Facebook-ut të kryeministrit Rama, thuhet se nga 24 janari, hiqen mbi 60 mijë praktika në vit që kërkonin përkthime e noterizime njehsime me origjinalin nga dokumentet me gjuhë të huaj.

Në këtë mënyrë, qytetarëve u kursehen 300.000.000 lekë në vit. Nga 24 Janari 2022, DPSHTRR njeh po ashtu dokumentet e origjinës dhe dokumentet teknike në gjuhën angleze, dokumentet teknike nga prodhuesi nga vendet e BE ose sipas formatit të kodeve të Direktivave të KE dhe të dhënat e fitimit të pronësisë sipas deklaratës doganore.

“I kursejmë qytetarëve mbi 300,000,000 Lekë në vit! Koha që do humbej në një vit do të ishte sa 1,250 ditë", thotë DPSHTRR.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë