Ka ndodhur

“Hiq dorë sa nuk është vonë”, kërcënohet avokati i Emiljano Shullazit

Avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçe denoncon se është kërcënuar me jetë.

Avokati Meçe ka depozituar kallëzim në Policinë e Tiranës lidhur me ngjarjen.

Ai thotë se kërcënimi ka ndodhur me anë të një mesazhi në platformën e komunikimit ËhatsApp, ndërsa dikush i ka shkruar se: “Hiq dorë sa nuk është vonë”.

Vladimir Meçe që prej prillit të vitit 2016 ka qenë avokati i Emiljano Shullazit, i cili për një kohë të gjatë ishte cilësuar si anëtari dhe si drejtuesi i një grupi kriminal që vepronte në rrugën e Kavajës në Tiranë.

Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Zela, Endrit Qyqa dhe Blerim Shullazi u dënuan dhjetorin e 2018-ës me 55 vite burg për disa vepra penale.


Copyright © Gazeta “Si”




Më Shumë