Kombetarja

Himni i Ligës së Kombeve, një miks i klasikes me muzikën elektronike

Në Lozanë është zbuluar himni zyrtar i Ligës së Kombeve, që starton në muajin shtator. Një kompeticion që organizohet për herë të parë nga UEFA dhe himni zyrtar i tij duket një gjetje interesante. Himni është regjistruar me një orkestër filarmonike dhe një kor që këndon në latinisht. Komponentët klasikë të himnit janë miksuar me muzikën elektronike për të krijuar një melodi të veçantë dhe bashkëkohore.

Himni do të këndohet në të gjitha stadiumet, ku do të luhen ndeshjet e Ligës së Kombeve, kur lojtarët dalin në fushë dhe gjatë momenteve të ceremonive zyrtare. Më 7 shtator, kur Shqipëria do të luajë me Izraelin, në stadiumin “Elbasan Arena” do të dëgjohet për herë të parë himni i Ligës së Kombeve. Shqipëria ka në grup edhe Skocinë, me të cilën do të luajë më 10 shtator në transfertë.

https://youtu.be/wymuHRvyJ7M

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë