Futboll

Higuain tërhiqet mes lotësh: Kam dhënë gjithçka për gjysmën e jetës sime!

Gazeta Si – Gonzalo Higuain tërhiqet nga futbolli i luajtur, siç kishte paralajmëruar pak kohë më parë. "Ëndrra përfundoi, një tjetër fillon tani", - shkruan sulmuesi argjentinas në rrjetet sociale.

Në humbjen e Inter Majemit në ‘playoff Mls’ kundër Nju Jork Sitit, Higuain luajti ndeshjen e fundit si futbollist profesionist. Lot dhe mallëngjim për sulmuesin që ka veshur më parë fanellat e Realit, Napolit, Çelsit dhe Juventusit.

Higuain kur luante me Realin. Gazeta Si, 18 tetor 2022

"Ishte gjysma e jetës sime, 17 vjet e gjysmë. Kam riparë në mendjen time të gjitha imazhet e karrierës. Ku kam jetuar, ku kam punuar, eksperiencat e mia. Largohem i lumtur nga futbolli, sepse kam dhënë gjithçka deri në momentin e fundit”, - shkruan gjithashtu Higuain.

Sulmuesi 34-vjeçar ka lindur në Brest të Francës, por ka jetuar në Argjentinë dhe ka luajtur për këtë kombëtare, duke shënuar 75 hola. Ai ka veshur fanellën e klubeve të mëdha europiane, duke qenë protagonist.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë