Futboll

Hidhet shorti i Champions në Zvicër, Vllaznia ‘peshkon’ kundërshtar të kalueshëm

Është hedhur sot në Nion të Zvicrës shorti për fazën e dytë të Uefa Champions League për femra. Kampionia e Shqipërisë e kualifikuar në këtë raund për herë të parë ka mësuar ekipin kundërshtar.

Vajzat shkodrane do të ndeshen me ekipin kampion të Danimarkës, Fortuna Hjorring. Kështu me këtë kundërshtar, Vllaznia ka mundur të shmang ekipet e mëdha të futbollit europian të femrave.

Në këtë raund ndeshjet do të luhen me sistem vajtje – ardhje. Takimi i parë do të luhet mes datave 11 ose 12 shtator dhe më pas ajo e kthimit do në Danimarkë.

Short pak më i fortë ka qenë ai për ekipin tjetër shqiptarë të Mitrovicës. Kampionia e Kosovës do të luaj me gjermanet e Volsburg.

Shorti i Liges se Kampioneve per femra - Gazeta Si, 16 gusht 2019


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë