Politike

Hetohet nga SPAK, Meta: Spurdhjaku i partisë po i shërben mafies së inceneratorëve

Ilir Meta akuzon kreun e SPAK, Arben Kraja se po i shërben hapur mafies së inceneratorëve, pasi Prokuroria e Posaçme i dorëzoi KQZ-së një kërkesë për formularin e dekriminalizimit.

Në një reagim përmes rrjeteve sociale, Meta publikon edhe një shkresë që SPAK i ka dorëzuar Gjendjes Civile që më 8 gusht, ku i kërkon gjeneralitetet e ish-Presidentit. Sipas kreut të Partisë së Lirisë, kërkesa është qesharake.

“Meqënëse spurdhjaku i partisë ka vendosur t’i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve në panik ju lutem njihuni edhe me një kërkesë tjetër serioze për karagjozët më të mëdhenj të Ramaformës. Shtatori po vjen dhe Drejtësia e Popullit nuk do ndalet më! Ramoviçin asgjë nuk e shpëton dot më!”, shkruan Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë