Bota

Hetimi për gruan e kryeministrit Pedro Sanchez, prokuroria kërkon pushimin e çështjes: Prova të pamjaftueshme

Gazeta Si - Kthesë e re politiko-gjyqësore në Spanjë. Prokuroria Publike ka kërkuar pushimin e hetimit paraprak kundër Begona Gomez, gruas së kryeministrit socialist Pedro Sanchez, i cili ishte hapur nga një gjykatës në Madrid dhe që kishte shtyrë kreun e qeverisë të mërkurën të shpallte një "pauzë të reflektim”, pa përjashtuar mundësinë e dorëheqjes së tij.

Prokurori Publik do të apelojë vendimin e marrë nga gjyqtari Juan Carlos Peinado, sepse ai pretendon se ka të dhëna të pamjaftueshme në padinë për ushtrimin me ndikim dhe korrupsion të paraqitur nga sindikata e djathtë “Manos Limpias” dhe për rrjedhojë nuk ka prova të mjaftueshme për pranimin në procedim.

Grupi kundër korrupsionit “Manos Limpias” (Duart e Pastra), tha se e kishte bazuar padinë e tij në lajmet e raportuara nga media, veçanërisht nga disa faqe dhe gazeta konservatore lajmesh, si “El Confidencial”, e cila në një letër të hapur të gjatë dhe të botuar të mërkurën në mediat sociale, Sanchez e përkufizoi si pasojë e një "galaktike të së djathtës dhe ekstremit të djathtë" të manipuluar nga kundërshtarët e tij politikë.

"Një makinë balte", shtoi Sanchez, duke cituar "shkrimtarin e madh italian Umberto Eco".

Kreu i sindikatës “Manos Limpias”, Miguel Bernad, i afërt me partinë e ekstremit të djathtë Vox, shkroi në Facebook se grupi thjesht kishte përpiluar dhe kaluar raportet tek një gjyqtar për "detyrë qytetare" dhe mohoi se veprimi ishte i motivuar politikisht.

Sanchez, i cili vitin e kaluar siguroi një mandat tjetër për Partinë e tij Socialiste (PSOE) si udhëheqës i një koalicioni qeveritar të pakicës, njoftoi një pushim pesë-ditor nga detyrat publike dhe një konferencë shtypi më 29 prill, në të cilën do t'i tregojë se çfarë vendimi do të marrë për të ardhmen e tij.

“A ja vlen të qëndroj në krye të kësaj qeverie apo të heq dorë nga ky nder i lartë?”, pyet ai në letrën e hapur drejtuar qytetarëve.

Partia Socialiste e mbështeti Sanchez-in, ndërsa lideri i Partisë Popullore, Alberto Nunez Feijoo, e akuzoi atë se po bënte një "shfaqje adoleshente për të mbijetuar".

“Kryeministri nuk mund të japë dorëheqjen si dikush që ecën në urë se nuk justifikohet”, përfundoi kreu i opozitës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë