Katar 2022

Heroi Martinez: U thashë shokëve të ishin të qetë te penalltitë, do ta prisja ndonjë!

Gazeta Si – Sigurisht, është Botërori i Lionel Mesit, por edhe Emiliano Martinezit. ‘Heroi’ i argjentinasve ishte ai në fund, me penalltinë e pritur ndaj Komanit, kurse Tçouameni gjuajti shtyllën.

Pas finales, portieri argjentinas, vendimtar edhe në kualifikimin ndaj Holandës në çerekfinale po me penallti, u shpreh: "Ishte një ndeshje vuajtjesh të mëdha. E dinim, por nuk arritëm ta kontrollonim ndeshjen ashtu siç donim. Por, për t’u bërë kampion duhet të vuash”.

Martinez ne momentin e penalltise se Mbape. Gazeta Si, 18 dhjetor 2022

Më pas, mes lotësh nga emocionet e mëdha, Martinez ka shtuar: “Kur shkuam te penalltitë në fund, u thashë shokëve që të rrinin të qetë, sepse ndonjë do ta prisja…". Një e priti në fakt dhe i dha skuadrës mundësinë për të festuar me Kupën e Botës në Katar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë