Kosova

Haradinaj zyrtarizon kandidaturën për president të Kosovë

Në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë votohet për rinovimin e parlamentit, por Ramush Haradinaj synimin e ka te posti i presidentit.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës prezantoi disa nga kandidatët për deputetë të partisë së tij dhe njoftoi se bartës i listës do të jetë pikërisht ai.

“AAK do të kontribuojë në parlament dhe qeveri dhe me mua si president ta bëjmë Kosovën një shtet me të cilën krenohemi të gjithë dhe të bëhemi anëtarë të NATO-s dhe BE-së. Nesër do të paraqesim listën e plotë të kandidatëve ku dy të tretat janë të rinj”, tha Haradinaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë