Sociale

Hapet qendra e vaksinimit në Berat /Manastirliu: Deri në 15 mars i vaksinuar i gjithë personeli shëndetësor

Në vizitën e Kryeministrit Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu në spitalin e Beratit, ministrja u shpreh se në këtë qytet do të fillohet me 150 vaksinimet e para për personelin shëndetësor.
Manastirliu deklaroi se së bashku me vaksinimet e sotme plotësohen 10.000 vaksina dhe vijon vaksinimi i mëtejshëm i personelit shëndetësor, ndërkaq brenda 15 marsit përfundon procesi i parë i vaksinimit për personelin shëndetësor.
Më tej Manastirliu shtoi se do të hapet edhe qendra e vaksinimit në Korcë gjatë kësaj jave, ndërkaq mjekët e Kukësit janë vaksinuar në Shkodër, ndërsa shtoi se në terren ka 1100 vaksinator. Manastirliu shtoi se do të vijohet trajnimi i vaksinatorëve në radhët e studentëve të infermierisë dhe infermierët në radhët e ushtrisë. Ndërsa Kryeministri tha se në ditët në vijim të ketë lajme të mira për sasitë e dozave në mënyrë që vaksinimet të shtrihen edhe për ushtrinë dhe studentët e mjekësisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë