Media Galeri

Hapet Qendra e Artit dhe Inovacionit në Korçë

Ka hapur dyert në Korçë, Qendra e re e artit, kulturës dhe inovacionit. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, njëherësh drejtues politik i PS-së në qarkun e Korçës ndau në rrjetet sociale momente nga hapja e kësaj qendre, të cilën e konsideroi një kapitull të ri për Korçën.

“Një hapësirë ku arti, kultura dhe inovacioni bashkohen për të frymëzuar dhe transformuar qytetin tonë”, tha ai.

Peleshi theksoi se ringritja e Orkestrës Simfonike është një hap i rëndësishëm që i rikthen Korçës një pjesë të trashëgimisë së saj kulturore, duke luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e artit dhe kulturës.
Qendra e re e artit, kulturës dhe inovacionit ofron një godinë bashkëkohore për artistët dhe artdashësit me ambiente shumëfunksionale, të cilat shërbejnë si salla provash, ekspozitash dhe koncertesh. /ata


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë