Kosova

Hapet pika kufitare në Bërnjak, Jarinja ende e mbyllur: Vazhdojnë kërkimet në terren

Nga Gazeta 'Si'-Është hapur mëngjesin e së mërkurës pika e kalimit kufitar Kosovë-Serbi në Bërnjak, e cila u mbyll pas ngjarjeve të rënda në veri të Kosovës.

Më 24 shtator, polici Afrim Bunjaku u qëllua për vdekje me armë zjarri, ndërsa një koleg i tij u plagos nga një grup terrorist i udhëhequr nga Milan Radoiçiç.

Për gati 10 ditë, ajo qëndroi e mbyllur, ndërsa sot(4 tetor)rreth orës 08:00 është hapur dhe po funksionon normalisht.

 Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani tha se pika kufitare në Jarinjë vazhdon të jetë e mbyllur, për shkak të kërkimeve në terren në atë rajon.

“Ende nuk ka ardhur urdhri për hapje për Jarinjë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë