Mode

Hapet në Nju Jork një ekspozitë atletesh e krijuar nga Virgil Abloh

Dizajneri i ndjerë, Virgil Abloh, po nderohet në një ekspozitë në Nju Jork me 47 palë atlete Louis Vuitton Nike Air Force 1 që ai krijoi para vdekjes së tij në nëntor.

Nëntë palë atlete të ekspozuara do të jenë të disponueshme për blerje në qershor.

Atletet e Virgil Abloh të ekspozuara në Nju Jork

Abloh ishte drejtori artistik i koleksionit të veshjeve për meshkuj të Louis Vuitton nga viti 2018 deri në vdekjen e tij nga kanceri në moshën 41-vjeçare.

Gjithashtu pjesë e ekspozitës është bërë edhe një gramafon i Abloh së bashku me atë që organizatorët e quajnë "një shtëpi magjike në pemë, simbolike e ëndrrave të fëmijërisë së vetë Virgil".

Citate nga Abloh, i cili ishte gjithashtu një artist pamor, ishin vendosur kudo në muret e ekspozitës.

“Ai ishte i veçantë. Ai solli ndryshimin në modë dhe shkatërroi barrierat”, tha Claire Stern, zëvendësredaktorja e Elle.

"Ndikimi i Virgil në kulturën tonë dhe veçanërisht në botën e modës ishte i madh", tha Stern. "Unë mendoj se kjo do të jetë një nga ekspozitat e para që nderojnë atë dhe trashëgiminë e tij”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë