Sociale

Hapet laboratori i 2 Covid-19 me kapacitet 500-1000 teste në ditë

Hapet laboratori i dytë  për testimet nga Covid-19, i cili ka kapacitet për të kryer 500-1000 testime në ditë. Miniastra Manastiliu deklaroi gjithashtu se do të forcohen kapacitetet për kryerjen e testeve Real Time PCR.

“Me hapjen e këtij laboratori të dytë, krijojmë baza të mira për të rritur dhe për të zhvilluar testimin, i cili në fakt do të vijojë të ketë një objektiv kyç: gjurmimin e rasteve dhe izolimin e tyre. Sepse ne për asnjë moment nuk e kemi humbur vëmendjen nga qëllimi primar i testimit. i cili është pikërisht gjurmimi, izolimi dhe mundësia e kufizimit dhe e ndërprerjes së zinxhirit të infeksionit. Ky laborator i certifikuar, siç e premtuam, do të rrisë kapacitetet e testimit dhe për t’iu përgjigjur strategjisë së testimit të realizuar me ekspertizën e Komitetit Teknik të Ekspertëve”, tha Manastirliu.

Ndërsa shefi i shërbimit të laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT Andi Koraqi, deklaroi se çdo gjë është gati për të nisur punën për testimin e pacientëve të spitaleve COVID, ndërkohë që vijon edhe testimi aerologjik i mjekëse  e pozitiviteti është nën 5.5%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë