Sociale

Hapen 28 qendra shëndetësore në zonat turistike

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka inspektuar qendrën shëndetësore verore Currila, në Durrës për të cilën bëhet me dije se është hapur enkas për sezonin turistik. Më tej Ministra ka bërë me dije se në të gjithë vendin do të hapen 28 qendra shëndetësore verore në të gjithë pikat turistike

"Kemi hapur si çdo vit në 15 Qershor 28 qendra shëndetësore verore, për të qenë afër çdo qytetari dhe pushuesi që ka nevojë për ndihmë mjekësore gjatë periudhës së pushimeve gjatë gjithë bregdetit por edhe në zonat malore janë vendosur këto qendra shëndetësore, të cilat janë 24 orëshe në shërbim të qytetarëve", tha Manastirliu.
Ministrja theksoi se 160 mjekët dhe infermierët që do të shërbejnë në këto qendra veore janë trajnuar për të identifikuar dhe referuar edhe pacientë të prekur nga COVID-19.
"Puna do të vijojë përgjatë gjithë sezonit turistik por duke patur në vëmendje gjithashtu edhe rastet potenciale që mund të jenë me COVID-19 në këto qendra dhe stafi do të sinjalizojë menjëherë strukturat tona sipas zonave dhe qarqeve ku ato janë vendosur, gjithashtu edhe Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore e cila është e angazhuar 24/7 në gatishmëri për çdo rast të referuar dhe dyshuar me COVID-19”, tha Manastirliu.

Qendrat shëndetësore verore janë:
Razëm, Valbonë, Tamarë, Theth, Plazhi Currila, Gjiri i Lalzit, Darëzes, Zvërnec, Qeparo, Pogradec, Rrjoll, Tale, Velipojë, Shëngjin, Durrës, Shkëmbi Kavajës, Golem, Mali i Robit, Divjakë, Plazhi i Vjetër Vlorë, Radhimë, Dhërmi, Drimadhes, Himarë, Orikum, Ksamil 1, Ksamil 2, Borsh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë