Futboll

Hajdutët i thyen nofullën gjatë vjedhjes, Aubamejang një muaj jashtë

Gazeta Si – Momente frike, por jo vetëm kaq. Ka lënë pasoja për Pierr-Emerik Aubamejang vjedhja dhe dhuna që i shkaktuan hajdutët dy ditë më parë.

Sulmuesi i Barcelonës ka pësuar një frakturë në nofull, pasi keqbërësit, të paktën 4, e kanë rrahur dhe kërcënuar me armë dhe shufra hekuri. Ata kishin mundur të hynin në shtëpinë e lojtarit nga kopështi.

Aubamejang gjatë një ndeshje me Barcelonën. Gazeta Si, 31 gusht 2022

Sipas 'The Athletic', gabonezi është i detyruar të mungojë të paktën një muaj në fushë. Madje, dëmtimi mund të prishë planet e transferimit të sulmuesit te Çelsi.

Orët e fundit londinezët kishin vendosur të rrisnin ofertën te Barcelona për Aubamejang deri në 25 milionë euro. Për lojtarin është gati një kontratë deri në vitin 2025. Afrikani u bashkua me katalanasit në shkurt të këtij viti, kur u shit nga Arsenali.

Aubamejang ka një kontratë deri në 2025-ën me Barcelonën. Por në akordin me klubin katalanas është edhe një opsion, që mundëson shitjen në 2023-shin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë